Këshilli i Profesorëve

  • Nё nivel institucional

    1- Komisioni i Sigurimit të Cilësisë së Brendshme nё nivel institucional, (KSBCI).

    KSBCI përbëhet nga 7 anëtarë nga të cilët 6 janë personel akademik dhe 1 student, që vetëkandidohen dhe zgjidhen respektivisht nga asambleja e personelit akademik të institucionit, midis anëtarëve të saj dhe studentët me kohë të plotë të njësive kryesore për përfaqësuesin e tyre, për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

    Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për KSBCI. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të KSBCI, i cili do të ushtrojë detyrën për pjesën e mbetur të mandatit. Funksionet kryesore të këtij komisioneve lidhen me garantimin e standardeve të cilësisë së institucionit si në aspektin akademik dhe në atë administrativ. KSBCI i institucionit i kushton një vëmendje të veçantë procesit mësimor për çdo program studimi, rezultateve akademike të studentëve dhe marrëdhënieve të tyre me personelin akademik.

    Në ushtrim të këtyre funksioneve KSBCI i institucionit harton rekomandime drejtuar autoriteteve apo organeve drejtuese, sipas natyrës së problematikës të konstatuar mbi  parregullsitë e vërejtura së bashku me propozimet përkatëse. Në rast se pavarësisht këtyre rekomandimeve situata nuk ndryshon, KSBCI vendos në dijeni sipas rastit Këshillin e Etikës, Senatin Akademik ose Rektorin për marrjen e masave përkatëse.

    Minimalisht në përfundim të çdo sezoni mësimor të vitit akademik, KSBCI nxjerr rekomandime mbi standardet e cilësisë në rang institucional

    2- Komisioni i marrëdhënieve me studentët nё nivel institucional (KMSI).

    KMSI përbëhet nga 7 anëtarë nga të cilët 6 janë personel akademik dhe 1 student, që vetëkandidohen dhe zgjidhen respektivisht nga asambleja e personelit akademik të institucionit, midis anëtarëve të saj dhe studentët me kohë të plotë të njësisë kryesore për përfaqësuesin e tyre, për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për KMSI. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të KMSI, i cili do të ushtrojë detyrën për pjesën e mbetur të mandatit.

    Funksionet kryesore të këtyre komisioneve lidhen me garantimin e standardeve të marrëdhënies së institucionit me studentët. KMSI i kushtojnë një vëmendje të veçantë marrëdhënieve tё UV-sё me studentët, shërbimeve akademike dhe administrative ndaj tyre, rezultateve akademike dhe marrëdhënieve të tyre me personelin, strukturat, autoritetet/organet drejtuese tё institucionit.

    Në ushtrim të këtyre funksioneve KMSI harton rekomandime drejtuar autoriteteve apo organeve drejtuese, sipas natyrës së problematikës të konstatuar, mbi parregullsitë e vërejtura së bashku me propozimet përkatëse. Në rast se pavarësisht këtyre rekomandimeve situata nuk ndryshon, KMSF vendos në dijeni, nё mënyrë përfundimtare, sipas rastit Këshillin e Etikës, Senatin Akademik ose Rektorin për marrjen e masave përkatëse. Nëse nuk merren masa adekuate KMSI i drejtohen Asamblesё sё Personelit Akademik.

    Minimalisht në përfundim të çdo sezoni mësimor të vitit akademik, KMSI-të nxjerrin rekomandim mbi standardet e cilësisë në njësinë kryesore përkatëse.

    Nё nivel njësie kryesore

    1- Komisionet e Sigurimit të Cilësisë së Brendshme për çdo Fakultet, (KSBCF).

    KSBCF përbëhen nga 7 anëtarë nga të cilët 6 janë personel akademik dhe 1 student, që vetëkandidohen dhe zgjidhen respektivisht nga asambleja e personelit akademik të njësisë kryesore midis anëtarëve të saj dhe studentët me kohë të plotë të njësisë kryesore për përfaqësuesin e tyre, për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për KSBCF. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të KSBCF, i cili do të ushtrojë detyrën për pjesën e mbetur të mandatit. Funksionet kryesore të këtyre komisioneve lidhen me garantimin e standardeve të cilësisë së institucionit si në aspektin akademik dhe në atë administrativ. KSBCF i kushtojnë një vëmendje të veçantë procesit mësimor për çdo program studimi, rezultateve akademike të studentëve dhe marrëdhënieve të tyre me personelin akademik.

    Në ushtrim të këtyre funksioneve KSBCF harton rekomandime drejtuar KSBC nё nivel institucional, autoriteteve apo organeve drejtuese, sipas natyrës së problematikës të konstatuar, mbi  parregullsitë e vërejtura së bashku me propozimet përkatëse. Në rast se pavarësisht këtyre rekomandimeve situata nuk ndryshon, KSBCF vendos në dijeni sipas rastit Këshillin e Etikës, Senatin Akademik ose Rektorin për marrjen e masave përkatëse.

    Minimalisht në përfundim të çdo sezoni mësimor  të vitit akademik, KSBCF-të nxjerrin rekomandim mbi standardet e cilësisë në njësinë kryesore përkatëse.

    2- Komisionet e marrëdhënieve me studentët për çdo Fakultet (KMSF).

    KMSF përbëhen nga 7 anëtarë nga të cilët 6 janë personel akademik dhe 1 student, që vetëkandidohen dhe zgjidhen respektivisht nga asambleja e personelit akademik të njësisë kryesore midis anëtarëve të saj dhe studentët me kohë të plotë të njësisë kryesore për përfaqësuesin e tyre, për një mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

    Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për KMSF. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të KMSF, i cili do të ushtrojë detyrën për pjesën e mbetur të mandatit. Funksionet kryesore të këtyre komisioneve lidhen me garantimin e standardeve të marrëdhënieve të fakultetit me studentёt. KMSF i kushtojnë një vëmendje të veçantë marrëdhënieve tё fakultetit me studentёt, shёrbimeve akademike dhe administrative ndaj tyre, rezultateve akademike dhe marrëdhënieve të tyre me personelin, strukturat, autoritetet/organet drejtuese tё fakultetit.

    Në ushtrim të këtyre funksioneve KMSF harton rekomandime drejtuar KMSI, autoriteteve apo organeve drejtuese, sipas natyrës së problematikës të konstatuar, mbi  parregullsitë e vërejtura së bashku me propozimet përkatëse. Në rast se pavarësisht këtyre rekomandimeve situata nuk ndryshon, KMSF vendos në dijeni sipas rastit Këshillin e Etikës, Senatin Akademik ose Rektorin për marrjen e masave përkatëse.

    Minimalisht në përfundim të çdo sezoni mësimor të vitit akademik, KMSF-të nxjerrin rekomandim mbi standardet e cilësisë në njësinë kryesore përkatëse.

    Nё Fakultetin e shkencave Teknike

    Komisioni i dhënies së gradës shkencore “Doktor”, (KDGD).

    Ky komision përbëhet nga 7 anëtarë. Nё kёtё komision nuk mund tё ketë anёtarё perfaqёsues tё studentёve.

    1 Anёtarёt e kёtij komisioni mbajnë titullin “Profesor” ose “Profesor i asociuar”, vetёkandidohen dhe përzgjidhen nga Asambleja e personelit akademik të FSHT-sё. Anëtarët e këtij komisioni kanë mandat dyvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

    Vendi i mbetur vakant plotësohet sipas renditjes në listën përkatëse të kandidatëve gjatë votimit për kёtё komision. Kur nuk ka të tillë, Rektori thërret zgjedhjet për anëtar të komisionit, i cili do të ushtrojë detyrën për pjesën e mbetur të mandatit.

    Fakulteti i Shkencave Teknike qё zhvillon njё program studimi tё ciklit tё tretё, e krijon menjёherё KDGD)-nё, ndёrsa fakultetet e tjera e krijojnё atё pasi tё kenё marrё lejen pёrkatёse pёr tё zhvilluar kёtё tipologji/nivel programi dhe cikli studimi.